Bulliqi: Llapi dhe Gollaku do të frymojë lirshëm

30 nëntor 2020 | 11:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i cili ka dalë si fitues i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, ka thënë se tani e tutje Llapi dhe Gollaku do të frymojnë lirshëm nën drejtimin e tij.

Në vazhdimin e seancës plenare që po mbahet në Kuvend, Bulliqi ka thënë se qytetarët e Komunës së Podujevës e lanë pas një pushtet i cili për 20 vjet nuk arriti t’i realizojë as për së afërmi kërkesat e qytetarëve.

“Dje ishte ditë zgjedhore në Llap, andaj më lejoni që t’i përgëzoj të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut për një fitore mahnitëse dhe për sjelljen e ndryshimit pas 20 vjetëve atje”.

“Ishte një ditë e veçantë për arsye se dje ishte një ditë e ndryshimit ku e lamë pas një pushtet i cili për kaq vjet nuk arriti as për së afërmi t’i realizoj kërkesat e tyre”.

“Prandaj nga dje, Llapi dhe Gollaku do të frymojë lirshëm. Nga këtu shfrytëzojë rastin që t’i përshëndes të gjithë qytetarët”, ka thënë Bulliqi.

Shpejtim Bulliqi ka ironizuar me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin, duke e falënderuar për asfaltin e shtruar nëpër disa rrugë në komunën e Podujevës.

Bulliqi thotë se Podujeva do të frymojë lirshëm nën drejtimin e tij |  Ekonomia Online

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shakhtar Donetsk, Luis Castro, beson se skuadra e…