Bulliqi ngushëllon familjen e heroit Hakif Zejnullahu

06 dhjetor 2021 | 09:18

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka ngushëlluar familjen e heroit, Hakif Zejnullahu për vdekjen e Sabit Zejnullahut.

Ai tha se Sabit Zejnullahu ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e bacit Sabit Zejnullahu.

Baci Sabit ishte njeri fort i dashur, i urtë e punëtor.  Ishte babai i heroit Hakif Zejnullahu edhe vetë ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Familjes Zejnullahu, farefisit dhe gjithë atyre që e kanë njohur, ju shpreh ngushëllime të sinqerta”, ka shkruar Bulliqi.

Ndërron jetë babai i heroit Hakif Zejnullahu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës të kryetarit të…