Bulliqi përkujton 14 anëtarët e vrarë nga forcat serbe të familjes Bogujevci dhe Duriqi

28 mars 2021 | 16:00

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, deputetë llapjanë dhe udhëheqës të ekzekutivit të kësaj komune, ka bërë homazhe për të nderuar dhe përkujtuar 14 anëtarët e vrarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi, që u vranë mizorisht nga forcat paramilitare serbe.

“Në 22-vjetorin e këtij krimi makabër të forcave paramilitare serbe, kujtojmë familjet Bogujevci dhe Duriqi si dhe të gjithë ata që kanë pësuar nga krimet gjenocidale të Serbisë mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare. Sot ne që gëzojmë lirinë dhe udhëheqim me Institucione duhet të punojmë shumë dhe sipas idealeve të dëshmorëve dhe martirëve, si dhe të kujtojmë përherë vuajtjen dhe sakrificën e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe…