Bulliqi viziton Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

29 nëntor 2022 | 16:39

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Dyz, ku është takuar me zëvendësdrejtorin e burgut, Idrizi Shabani dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Burgu i Sigurisë së Lartë ka një kapacitet prej 390 të burgosurë, i përbërë nga tre pavijone, njëra prej tyre qendër e paraburgimit.

Zëvendësdrejtori i burgut, Idrizi Shabani, gjatë takimit e njoftoi Bulliqin për kushtet e përgjithshme të burgut, aktivitetet dhe nevojat specifike që kanë për t’i përkrahur si institucione.

May be an image of 3 people and indoor

“Ndër kërkesat themelore të tyre ishin kompletimi i infrastrukturës rrugore e cila është e parapamë që në vitin tjetër të realizohet, furnizimi me material të lëndës së parë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre, ata paraqitën edhe kërkesa të tjera të cilat në koordinim me drejtoritë përkatëse do të angazhohemi t’i realizojmë. U zotova se do të jem gjithmonë në dispozicion për nevojat e këtij institucioni me të gjitha kapacitetet e mundësitë tona komunale për të lehtësuar punën e tyre”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër (e mërkurë) do të…