Kurti nesër në interpelancë

29 nëntor 2022 | 16:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër (e mërkurë) do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në vend.

Kurti është ftuar në interpelancë nga deputetët e opozitës. Interpelanca do të mbahet nesër në orën 11:30.

“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fenomeni i emigracionit po zbraz shkollat. Këtë vit shkollor në…