Bulliqi viziton hapësirat e rregulluara te “Parku i Pishave” dhe “Parku Manchester”

03 nëntor 2022 | 13:22

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu kanë vizituar “Parkun e Paqes” dhe “Parkun Manchester”, ku janë duke u zhvilluar punime nga komuna.

Në këto parqe janë pastruar hapësirat, ndërtuar kënde të lojërave për fëmijë, hapësira të rekreacionit si shahu e tavolinat e ping pongut, si dhe gjatë kësaj kohe po ndërtohet kinemaja e hapur (amfiteatri). Në këto parqe gjithashtu janë vendosur pushimore, shporta të mbeturinave, çezmja për ujë të pijshëm.

Kryetari Bulliqi gjatë vizitës tha se është shumë i kënaqur me punimet dhe pamjet që kanë marrë këto hapësira.

“Ndërsa tash nevojitet mirëmbajtje e përkujdesje nga secili qytetar, andaj edhe kërkoj nga të gjithë qytetarët që i shfrytëzojnë këto hapësira të kujdesen për to”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi,…