Bullizonte vartësit, dorëhiqet ministri holandez i Arsimit

23 qershor 2023 | 08:42

Ministri i Arsimit në Holandë, Dennis Wiersma, i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rutte, pas akuzave të ngritura ndaj tij nga disa zyrtarë të institucionit ku punon për sjellje arrogante, të vrazhdë dhe fyese.

Wiersma, një ministër nga radhët e partisë VVD, deklaroi se vendimi për të dhënë dorëheqjen nuk ishte i lehtë, por nga situata e krijuar, ishte i pashmangshëm.

Ish-ministri u angazhua se do të vijonte të fliste personalisht me anëtarët e stafit, pas dy ankesave të reja për sjelljen e tij të vrazhdë dhe frikësuese.

Ankesat për Wiersma u shfaqën për herë të parë në prill.  Ai premtoi se do ta korrigjonte sjelljen disa herë dhe i kërkoi falje partisë parlamentare VVD.

Kryeministri Mark Rutte e përshkroi dorëheqjen e tij si një turp të vërtetë. “Po humbasim dikë që kishte vënë gjithçka në arsim. Dhe unë i jam shumë mirënjohës”./A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse riktheheni pas në kohë në vitin 2014, mund të…