Bunkeri gjerman, për mbrojtje nga sulmet bërthamore, nxirret në shitje

07 nëntor 2022 | 08:33

Një bunker gjerman për mbrojtje nga shpërthimet bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë me mure betoni të trasha prej 3 metrave ka dalë në shitje në eBay për gati 1.6 milion euro (1.4 milion funte).

Streha e mbijetesës së apokalipsit prej 850 metrash katrorë ndodhet në qytetin Xanten, në shtetin gjerman perëndimor të Rhine-Westphalias dhe është në dispozicion për çmimin fantastik prej 1.6 milion eurosh (1.39 milion funte).

Reklama e klasifikuar në eBay, e cila ka bërë bujë në Gjermani, thotë: ‘Në mes të Xanten-it të bukur është një strehë shumë e sigurt për ju, e cila do t’i rezistojë sfidave të mbrojtjes së një familjeje në kushtet më ekstreme”, raporton Daily Mail.

“Sistemi i madh i bunkerit shtrihet nën tokë për 850 metra katrorë dhe bind me mbrojtjen e mureve të tij prej betoni tre metra të trashë”, vazhdon shkrimi në reklamë.

Tutje brenda reklama thotë: “Në atë kohë, bunkeri u përdor për operacione të ndryshme nga Bundeswehr, përkatësisht nga Forcat e Armatosura Gjermane”.

Sipas reklamës, bunkeri qëndron në hapësirë prej 8,000 metrave katrorë – e që thuhet se me lejet e duhura aty edhe mund të ndërtohet – streha për mbrojtje vjen me një gjenerator, një sistem elektrik, një panel kontrolli, rezervuarë uji dhe vaji, sistemin e vet të kanalizimeve, dyer të mëdha çeliku dhe një magazinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dorëzimit të dorëheqjeve, një numër i zyrtarëve policorë serbë…