Bunkeri më i madh bërthamor në botë është në Lucern

04 prill 2022 | 13:03

Zvicra është e përgatitur mirë për çdo lloj fatkeqësie bërthamore, pasi mund të strehojë një pjesë të popullsisë së saj në bunkerë bërthamorë nëse lind nevoja, shkruan albinfo.ch.

Streha më e madhe bërthamore në botë është tuneli Sonnenberg, i cili mund të strehojë mijëra njerëz për një periudhë të gjatë.

Bunkeri Sonnenberg është një tunel 1,550 m (5,090 ft) i gjatë, i ndërtuar midis 1971 dhe 1976 dhe ndodhet në Lucern, Zvicër. Ai është rinovuar dhe tani ka një komoditet të mirë. Zyrtarisht, ky bunker, është streha më e madhe civile në botë për pasojat bërthamore, e projektuar për të mbrojtur 20,000 civilë në rast lufte ose fatkeqësie.

Duket se ky vend është më i mirë në botë për t’u vendosur gjatë konflikteve të mundshme lufte.

Kujtojmë se Zvicra është një nga shtetet që ka më së shumti bunkerë, me hapësira të mëdha sipërfaqe, ku plotësojnë shumë nevoja për banorët e saj. /Albinfo.ch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…