Javën e ardhshme mbahet debati për politikën e jashtme, deputetja e PDK-së kritikon Osmanin

04 prill 2022 | 13:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca për të diskutuar për politikën e jashtme do të mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar ka dështuar shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kritika ka pasur edhe në drejtim të presidentes Vjosa Osmani. Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja është e shqetësuar lidhur me pozicionimin e Osmanit karshi problemeve në vend.

“PDK-ja është e vëmendshme lidhur me situatën e rëndë që ndodhet vendi. Kemi parashtruar që dy javë kërkesë, mirëpo kryeministri dhe ministrja kanë qenë jashtë vendit. U vendos që më 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme”.

“Ne si PDK disa herë kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo do të duhej gjithmonë ta paraqiste unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, presidentja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj. Ka pasur raste kur është cenuar mirëpo presidentja s’ka qenë aty”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…