Burgosja diplomatike e Kosovës

21 tetor 2021 | 13:26

Shkruan:  Elbasan Geci

Në vitin 1997-të në ditën kur në Kosovë protestohej nga studentët për të drejtat e tyre, pra më 1 tetor, një fëmijë kishte lindur. Asokohe dëshirohej të ndërrohej momentum për të ardhmen e këtij të riu dhe të tjerëve. Çka ndodhi në vijim?. 

Kosova u përgjak, 20.000 gra dhe burra u dhunuan, shumë prej tyre në sytë e familjes. U vranë gra shtatëzëna, fëmij të sapolindur dhe një numër i lartë i shoqërisë civile u vranë pa mëshirë të gjithë ata që në gjuhën amëtare në vend të “Dobar dan” e kishin “Mirëdita”.

 Pas lirimit nga ndihma e madhe e një organizate multilaterale, shpëtimi ajror- NATO, e  kryesuar nga SHBA-ja, pastaj në Evropë dominonte Gjermania me mbi 8000 trupa në misionin kundër Serbisë në Kosovë dhe shumë shtete të tjera, për të cilët shqiptarët janë mirënjohës dhe besnik ndaj tyre.

 Sipas raporteve të publikuara nga BBC për shpenzimet e shteteve ndihmëse për çlirimin e Kosovës, kryesonte SHBA me 1.6 miliard funta, Gjermanët me 207 milionë funta, Britania me 192 milionë funta dhe Franca me 111 milionë funta. Mund të konkludojmë se shifra e vetëm këtyre shteteve kap më shumë se 2 miliard funta.

Mirëpo, edhe 21 vite pas kësaj periudhe historike dhe ndihme humanitare, Kosova ende mbetet e përjashtuar nga BE-ja. E kjo ndodh pavarësisht faktit që i ka përmbushur të gjitha rekomandimet e Këshillit Evropian, sërish Komisioni Evropian ka vendosur që ky vend në qendër të Ballkanit ta ketë izolimin shtetëror përbrenda kufinjve administrativ.

Fëmija i lindur në tetor të 97’ ende nuk mund të lëviz pa viza në Bashkimin Evropian, i cili është i vjetër 2 vjet më shumë se dita e çlirimit, e 11 vjet më shumë se dita e shpalljes së Pavarsisë së vendit të tij.

Misione të ndryshme në Kosovë që nga UNMIK e deri te EULEX, duke ruajtur paqen e vendit dhe administrimin e institucioneve vendore, për çka misionarët paguheshin me mbi 10.000 $ në muaj; ekspertë të ndryshëm duke provuar hipotezat e tyre në Kosovë. Por, pavarësisht kësaj, pas aprovimit të themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës nga Kuvendi i Kosovës, po arrestohen viktimat dhe jo agresorët. Me akuza ende të pavërtetuara, po mbahen ata të cilët u munduan të ndalnin dhunuesin e vrasësin serb të atëhershëm, mirëpo populli shqiptar vazhdon të besoj në pastërtinë e UÇK-së.

Fëmija që lindi në kohë stuhie jam unë, falenderues për gjithçka që keni bërë për popullin tonë. Kam studiuar degën e Historisë dhe kam parë vlerat e shumë popujve ndër vite. Përgjatë studimeve kam parë që përveq vjetersisë së shtrirjes së popullit tim në Gadishullin Ballkanik, ne kemi edhe shumë vlera duke filluar nga qëndresa e pandalshme në vendin tonë.

Mirëpo, me rininë si numrin më të madh të popullit, me përfshirjen e tyre në studimet akademike në pjesën më të madhe, aftësinë e kultivimit të gjuhëve të huaja dhe pranimit të vlerave evropiane, unë si fëmijë i 1 tetorit të 97’ës dhe të gjithë të tjerët e meritojnë të zhvillohen përtej vendit të tyre, duke shëtitur e studiuar në vendet evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…