Kadrijaj e quan zëdhënëse të qeverisë deputeten Kryeziun, lëshon mbledhjen e komisionit

21 tetor 2021 | 13:24

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian.

Sipas saj, Arbëreshë Kryeziu, deputete e Vetëvendosjes  vazhdon të jetë zëdhënëse e Qeverisë Kurti.

Me këtë rast, Kadrijaj ka thënë se nuk dëshiron ta pengojë mbledhjen e partisë duke kërkuar që LV-ja të mos e keqpërdorë pozitën.

“Pse ka ngel zbatimi i agjendës evropiane dhe pse kemi pasur ngecje sa i përket MSA-së. Cilat do të jenë angazhimet konkrete sa i përket MSA-së”.

“Kjo qasje e juaj po më vjen keq. Mos e keqpërdor pozitën se ne e kemi thirrur. Vazhdoni mbledhje të partisë. Meqenëse është zëdhënëse e qeverisë, vazhdoni mbledhjen e partisë”, ka thënë Kadrijaj.

Kurse deputetja Kryeziu ka thënë se edhe përkundër sfidave dhe gjendjes së rëndë menaxhimi ka qenë efikas.

“Pavarësisht faktit që e keni marrë ministrinë me shumë probleme s’ka qenë aspak e lehtë të menaxhohet ministria. Cilësia e arsimit në të gjitha nivelet a keni arritur të identifikoni shkaktarët që masat të mos jenë të zbatueshme dhe a ka raport që çfarë qasje duhet të ketë ministria që të ketë progres në të ardhmen”, ka thënë ajo.

Në Komision për Integrim Evropian  ka raportuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me raportin e KE-së për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci,…