Burgu i jep leje Saimir Tahirit për të marrë pjesë në varrimin e të atit

16 mars 2023 | 14:24

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kanë dhënë leje ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij që u nda nga jeta ditën e sotme.

Leja e kërkuar nga Tahiri është miratuar në zbatim të rregullores.

Ka qenë vetë ish-ministrit Saimir Tahiri që ka bërë të ditur publikisht nga burgu përmes një letre ndarjen nga jeta të babait të tij.

Ceremonia mortore do të bëhet nesër në orën 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i FSK-së Azem Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në…