Burim Hasani, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit
Burim Hasani do të jetë kandidat për deputet i AAK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se me gjithë përvojën, vullnetin dhe gatishmërinë që ka do t’i përfaqësojë qytetarët maksimalisht në Kuvendin e Kosovës.
“Prandaj, kërkoj dhe pres mbështetjen e të gjithëve në këtë rrugëtim të ri”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë, bashkëvendës, shokë, miq, kushërinj dhe familjarë,
Në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën në vitin 2021, isha kandidat për Asamble Komunale, ku falë besimit dhe mbështetjes tuaj dola të jem kandidati më i votuar nga radhët e AAK-së.
Pata nderin të shërbej si asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës, e po ashtu si kryesues i aksionarëve në ndërmarrjen publike “Eko Llapi”.
Dua t’ju njoftoj që në këto zgjedhje nga delegatët, kam marr besimin që unë të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës .
Ju premtoj që me gjithë përvojën, vullnetin dhe gatishmërinë që kam, t’ju përfaqësoj maksimalisht në Kuvendin e Kosovës!
Prandaj, kërkoj dhe pres mbështetjen e të gjithëve në këtë rrugëtim të ri.