Burri 75 vjeç dhe gruaja 70 vjeçe bekohen me fëmijën e tyre të parë 54 vjet pas martesës

10 gusht 2022 | 11:40

Në një rast një në një milion, një çift në të ‘70-at e tyre janë bërë prindër në distriktin Alwar të Indisë.

Burri 75-vjeçar dhe gruaja e tij 70-vjeçare janë bekuar me një fëmijë pas 54 vjetësh martesë pasi kanë marrë ndihmën e fekondimit in vitro (IVF).

Djali i tyre ka lindur në Qendrën e Fëmijëve Indo Test Tube IVF, e vetmja qendër e regjistruar IVF në Alwar.

Sikurse nëna ashtu edhe fëmija janë sipas mediave të huaja, janë mirë dhe pesha e fëmijës është rreth 3.5 kg.

Kohët e fundit është miratuar nga Parlamenti një ligj i cili hyri në fuqi nga qershori i vitit 2022.

Sipas tij, asnjë qendër infertiliteti IVF nuk do të mund të trajtojë gratë dhe burrat mbi 50 vjeç.

Por, çifti ishte me fat pasi gruaja kishte mbetur shtatzënë para hyrjes në fuqi të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia kufitare franceze në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris…