Burri i Vjosa Osmanit: Time Kadrijaj do të paditet për shpifje

25 nëntor 2020 | 22:23

Prindon Sadriu ka reaguar pasi deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, duhet të shkarkojë edhe atë pasi ktheu katër konsuj nga shërbimi diplomatik. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka paralajmëruar një padi ndaj deputetes së AAK-së.

Postimi i plotë:

1. Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje;
2. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull;
3. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën;
4. Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm;
5. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsej 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë fushatës zgjedhore…