Burri rrezikon pesë vjet burgim pasi iu gjetën 20 zogj në valixhe

19 janar 2020 | 13:36

Një shtetas belg u arrestua në aeroportin e Limas në Peru pasi në valixhen e tij iu gjetën 20 zogj të gjallë. 54-vjeçari u përpoq t’i trafikonte zogjtë duke i fshehur brenda në kuti të vogla.

Zogjtë, një lloj specie e mbrojtur që do të shiteshin në Madrid, kishin qëndruar disa orë brenda në kuti të mbyllur.

Burri i arrestuar rrezikon të  dënohet me pesë vjet burgim për akuzën e trafikut të kafshëve të egra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rekordi Guiness për tortën me përmasa më të mëdha në…