Bushati: Nuk është faji i Kosovës që Serbia udhëhiqet nga një regjim autokratik

04 mars 2024 | 13:29

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë në konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë konferencë, ai ka folur për situatën me të cilën Kosova po ballafaqohet me Serbinë dhe po ndëshkohet nga Bashkimi Evropian (BE) si shkak i vendimeve nga shteti serb.

“Njohja e dyanshme në mes të Kosovës dhe Serbisë të kushtëzohet me anëtarësim, njohja duhet të jetë në qendër, drejt përparimit tonë në BE. Për të qenë kandidat duhet ta kesh statusin, nëse ai kushtëzohet shkak i Serbisë në raport me Kosovën, këtu nuk është faji ynë se në Serbi është regjim autokratik”, ka thënë Bushati.

Sipas Bushatit, duhet të ketë të drejta njeriu, sundim ligji, fusha në të cilat Kosova po punon mirë, çdo tregues e tregon një pavarësi dhe kjo është mënyra se si duhet të shkohet përpara, krahasuar me rajonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Njësiti për Krime…