Buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2023 i dorëzohet Kuvendit

01 shtator 2022 | 16:38

Pas konsultimeve me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, gjithashtu, pas dëgjimeve publike buxhetore e vlerësimeve nga profesionistë të të gjitha fushave, sot, sipas afatit ligjor, përmes drejtorit për Financa dhe Buxhet, Afrim Limani, i është dorëzuar kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Defrim Kafexhiu, dokumenti i propozim-buxhetit 2023-2025, që në seancën e radhës të miratohet nga anëtarët e Kuvendit.

“Në buxhetin për vitin 2023 janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme për Komunën e Rahovecit, kërkesa dhe propozime të bëra nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore që janë mbajtur në qytet dhe në të gjitha fshatrat”, ka njoftuar kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhgënjimit fundjavën e kaluar në pistën belge të SPA-s,…