Buxhovi: LDK-në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

03 mars 21:22

Historiani dhe themeluesi i LDK-së, Jusuf Buxhovi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LDK’në nuk e ka themeluar presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Buxhovit, LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë dhe pa këtë iniciativë kjo parti nuk do të formohej, shkruan Express.

“Rugova nuk e ka themeluar LDK’në. LDK-në e kanë themeluar 127 anëtarë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e themelimit të partisë. Themelimi i LDK’së i takon 127 anëtarëve”, është shprehur Buxhovi.

Tutje, Buxhovi ka thënë se Rugova mbetet personalitet historik në historinë e Kosovës.

“Rugova mbetet personalitet për dy fakte. Ka qenë president në vitin 1992, në zgjedhjet e para, zgjedhje të cilat kanë qenë referendum. Është përsëritur përsëri në vitin 1998”.

“Mbetet personalitet historik sepse është zgjedhur president 2001-2004”, shtoi Buxhovi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme ka vdekur prokurori i Prokurorisë Speciale,…