Ndërron jetë prokurori qe po hetonte rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove

03 mars 21:18

Gjatë ditës së sotme ka vdekur prokurori i Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi.

Prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Burime të Indeksonline tregojnë që Krasniqi ndërroi jetë duke luajtur futboll.

Vjedhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020.Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut ka nisur hetimet për vdekjen e dy…