Buzhala: Akterët që tentuan ta ndalin Specialen mund të çojnë vendin në zgjedhje

08 janar 2018 | 23:38

Gazetari dhe njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Berat Buzhala ka thënë që ata që provuan ta zhbëjnë Gjykatën Speciale mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje.

“Nëse nuk realizohet skenari për tribunalin special besoj që akterët që provuan ta ndalin kanë me çu vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Buzhala gjatë një interviste në emisionin Zona B ka thënë nuk i sheh zgjedhjet si zgjidhje.

“Do ta bllokojnë në një formë tjetër, nuk besoj që do të heqin dorë kaq lehtë përveç nëse presioni ndërkombëtar rritet më shumë”.

“Nëse do mbaheshin zgjedhje të jashtëzakonshme ka mundësi do të përballeshim me një fushatë si një zgjedhjet e vitit 2000”.

“Mendoj që zgjedhjet nuk do t’i bënin mirë Kosovës sidomos në këtë klimë”.

Analisti politik thotë që nëse do vazhdojmë ta ngrejmë pas vetes gjithë tensionin dhe armiqësinë me SHBA-të kjo gjë sjell prespektivë të zymtë për vendin.

“Kosova nuk e ka komoditetin të ketë një kryeministër i cili nuk ka komunikim me SHBA-të”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, raportohet se ka kërkuar nga…