Bytyqi: Koalicioni LDK-AAK që shpifnin ndaj PDK-së, tani po bëjnë tradhti kombëtare përmes kompromiseve

07 shtator 2020 | 14:42

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka kritikuar ashpër drejtuesit e LDK-së dhe AAK-së, duke e cilësuar veprimi skandaloz të kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj që Ujmani të shqyrtohet si çështje e pazgjidhur me Serbinë.

Bytyqi ka thënë se ky veprim i Hotit e Haradinajt është kundërkushtetues, “akt i qartë tradhtie ndaj karakterit unitar të shtetit të Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është akuzuar për një kohë të gjatë nga LDK-ja, AAK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje për cenimin e tërësisë territoriale dhe kompromise në dëm të Kosovës Për një dekadë me radhë, shumë gënjeshtra ia kanë veshur PDK-së dhe lidershipit të saj për këtë. Mirëpo e vërteta e pa kontestueshme e faktike, është se PDK, kurrë nuk ka vendosur nënshkrim në ndonjë dokument në çfarëdo formati që ka cenuar Kosovën, integritetin dhe sovranitetin e saj”.

“Veprimi skandaloz i kryeministrit Hoti dhe z. Haradinaj që Ujmani të shqyrtohet si çështje e pazgjidhur me Serbinë, është kundër kushtetues, akt i qartë tradhtie ndaj karakterit unitar të shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e PDK-së ka bërë dialog me Serbinë, por, ky dialog i ka sjellë mbi 100 njohje ndërkombëtare Kosovës, ka mundësuar formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe mbi të gjitha e ka fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Të gjitha temat që i ka mbyllur PDK-ja në emër të Kosovës, sot në nivelin teknik po rihapen nga LDK-ja dhe AAK-ja në dialogun e tyre teknik në Bruksel me Vuçiqin”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gjendja e rëndë e sektorit privat si rezultat i pandemisë…