Bytyqi merr vendim për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor

29 nëntor 2018 | 16:06

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, ka nënshkruar të enjten vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet sekretari i përgjithshëm i MAShT-it, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka…