Bytyqi realizoi golin e tetë në Norvegji

27 shtator 2020 | 23:13

Zymer Bytyqi ka realizuar golin e tetë në elitën e Norvegjisë. Bytyqi realizoi sot një gol në fitoren 2:1 të Vikingut ndaj Mjondalenit.

Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të Eliteserien. Ai realizoi golin e parë në minutën e 35-të.

Bytyqi pos tetë golave ka edhe shtatë asistime. Ai luajti tërë ndeshjen sot, ndërsa për Vikingun titullar ishin edhe Veton Berisha e Ylldren Ibrahimaj. Berisha luajti një pjesëlojë, ndërsa Ibrahimaj u zëvendësua në fund të ndeshjes. Vikingu pas 19 xhirove zë vendin e shtatë me 28 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për të ardhmen…