Bytyqi takon përfaqësuesit e KMDLNj-së, flasin për të drejtat e njeriut në fushën e arsimit

17 janar 2018 | 15:46

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur të mërkurën drejtorin ekzekutiv të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNj), Behxhet Shala me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit me këtë institucion sa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në fushën e arsimit.

“Ne e vlerësuam të rëndësishme fushën e të drejtave të njeriut dhe kemi shprehur vendosmërinë në respektimin e të drejtave të njeriut. Ndër të tjera theksova qëndrimin e tim për të bërë ndryshimet e nevojshme, përmes vendimmarrjes së përbashkët, përkatësisht vendosjes së bashkëpunimit me të gjithë akterët relevantë”, ka shkruar ministri Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti -Kush përdor shpatën nga shpata bie! Kjo sintagmë…