Bytyqi: T’i mbështesim gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, ta kenë mjekimin falas

27 tetor 2022 | 12:59

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga qeveria ta fuqizojë mbështetjen për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Bytyqi është shprehur se numri i pacienteve që vuajnë nga kjo sëmundje është në rritje, “andaj duke pasur parasysh mungesën e barnave esenciale për trajtimin e kësaj sëmundjeje, nevojitet një mbështetje më e madhe nga të gjithë”.

Më tutje, Bytyqi i ka propozuar qeverisë që t’i mundësojë këtyre grave mjekim falas e lehtësim në marrjen e terapisë.

“Për shumicën e pacientëve kosto e blerjes së barnave brenda dhe jashtë vendit është e papërballueshme. Shtoja faturës financiare edhe koston e rrugës, e cila për xhepin e një familjeje mesatare në Kosovë është goxha e rëndë. Prandaj është e udhës dhe bëj kërkesë që ato barna esenciale të shpërndahen nëpër komuna për aq sa ka pacientë në mënyrë që të ju lehtësohet marrja e terapisë. Një mjekim falas për ato që luftojnë me kancerin e gjirit dhe lehtësimi i marrjes së terapisë është i nevojshëm për të gjitha gratë”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni aktual i Ligës së Kampionëve ishte një dështim i…