“Ça ishte kjo? Kallash”, momenti kur të shtënat drejt Top Channel u dëgjuan ‘live’ në BBVA

27 mars 2023 | 11:39

Teksa transmetimi i drejtpërdrejt ishte duke vazhduar dhe ishte duke ndodhur një bisedë mes banorëve në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, janë dëgjuar krisma armësh.

Nga kjo u befasuan edhe tre banorët që ishin jashtë Nita Latifi, Kris Aliaj dhe Qetsor Ferunaj, teksa ky i fundit iu përgjigj pyetjeve të banorëve tjerë duke thënë se këto krisma ishin nga arma automatike “Kallash”.

Shtëpia e BBVA nuk është larg ndërtesës së Top Channel, kompani që e organizon edhe këtë program.

Pak minuta më vona u konfirmua nga Polica e Shtetit të Shqipërisë, se të shtënat ishin drejt ndërtesës së TCh dhe se nga nga këto të shtëna është vrarë edhe një nga rojat e sigurisë së ndërtesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se Luizit po i mungon shumë e dashura e…