Cabanas: Boraci është ekipi më i mirë në ligën e Bosnjës

01 dhjetor 2020 | 15:00

KH Besa Famgas ka pasur shumë ndeshje javën e kaluar, ndërsa tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjet me Boracin e Banjallukës.

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas dhe Boraci takohen në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndeshja e parë luhet menjëherë më 12 dhjetor në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ndeshja e kthimit është në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës më 19 dhjetor.

“Boraci është ekipi më i mirë në ligën e Bosnjës. Mendoj se janë ndeshje të vështira. Ekipi kundërshtar ka pak përparësi pasi e luan ndeshjen e dytë në shtëpi. Boraci është ekip me lojtarë me përvojë, që ka mbrojtje të mirë 6:0 dhe 5:1 si dhe një portier të mirë. Nëse duam të fitojmë, duhet të luajmë shumë fort në mbrojtje, të realizojmë kundërsulmet dhe mos të humbasim topin gjatë aksioneve të gjata. Për mendimin tim ky është çelësi”, ka thënë trajneri i Besa Famgas, Javier Cabanas.

Në raundin e tretë të Kupës Evropiane luan edhe Prishtina që për kundërshtar e ka AEK-un e Athinës. Sipas orarit të publikuar në EHF, të dy ndeshjet luhen në Athinë, më 19 e 20 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e ekonomisë në gazetën “Epoka e re”, Albulena Mavraj,…