Cakaj: Është koha që BE-ja t’i hap negociatat me Shqipërinë

24 mars 2020 | 12:53

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet llogarisë e vet në “Twitter” ka bërë me dije se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se pret progres në bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE).

“Sot shpresojmë që #GAC të reflektojë pozitivisht mbi progres përparimin thelbësor duke vendosur të hapë bisedime pranimi. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet, ka luajtur një rol konstruktiv në rajon dhe vlerat e lartësuar. Koha për të hapur bisedime: kjo është thelbësore për të thelluar vrullin e reformave dhe forcimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cakaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojërat Olimpike të vitit 2020 do të shtyhen për një…