Cakaj: Serbia ka kryer krime në Kosovë, ajo është përgjegjëse për të gjitha mizoritë që kanë ndodhur

28 prill 2020 | 18:02

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se është me rëndësi thelbësore që drejtësia për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë të shkoj në vendin e vet.

“Serbia ka kryer krime ne Kosovë, është përgjegjëse për të gjitha mizoritë qe kanë ndodhur, jo vetëm në luftën e fundit, por historikisht në periudha me të gjata kohore. Serbia për këtë duhet të mbajë përgjegjësi, që nënkupton që drejtësia duhet të shkojë deri në fund”.

Cakaj shtoi se ai prej se ka marrë detyrën është angazhuar për Kosovën në dy drejtime.

“Që kur kam marrë detyrën, kemi bërë një punë të konsiderueshme po ashtu në koordinim me institucionet e Kosovës në dy drejtime kryesore. E para ka qenë agazhimi për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, e dyta ka qenë denoncimi i krimeve të luftës në Kosovë”, raporton “Report TV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpallë…