MAShTI shpallë fituesit e çmimit ‘Shkencëtar i Vitit’ dhe ‘Shkencëtar i ri i vitit’ për vitin 2019

28 prill 17:33

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpallë fituesit e çmimit “Shkencëtar i ri i vitit 2019”dhe “Shkencëtar i vitit 2019.”

Këshilli shkencor i fushës Shkenca Ekonomike dhe Sociale ka propozuar që Dr. Besnik Krasniqit t’i ndahet çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për fushën Shkenca Ekonomike dhe Sociale. Ndërsa, Këshilli shkencor i fushës Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi ka propozuar që çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për këtë fushë t’i ndahet Dr. Naim Braha. Kurse çmimi “Shkencëtar i ri i vitit 2019” t’i ndahet Mr. Fisnik Asllani.

Këshilli i Shkencës në nivel të MAShTI, në takimin e mbajtur më 29.01.2020 ka rekomanduar që vlerësimet pozitive për këto kategori dhe çmimet për këta tre kandidatë të procedohen tutje, në bazë të vlerësimit nga këshillat e fushave përkatëse profesionale dhe të njëjtit të shpallen si personalitete me kontribut të vaçant shkencor për vitin 2019.

MAShTI përmes Departmentit për Arsimin e Lartë, përkatësisht Divizionit për Shkencë dhe Teknologji (DALSHT-i), bazuar në Planin Kombëtar të Shkencës, përkrahë dy kategori të rëndësishme të kërkuesve shkencor. Shkencëtar i ri i vitit dhe Shkencëtar i vitit janë dy çmime që MAShTI ndan për individë që kanë arritur rezultate të larta në veprimtarinë kërkimore-shkencore. Konkurset për këto dy kategori janë të hapura dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e sa më shumë kërkuesve shkencor. DALSHT-i, kishte shpallë konkursin për Shkencëtar të vitit dhe Shkencëtar të ri, i cili ka qenë i hapur nga data 09.12.2019. Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej pesë kandidatë. Dy prej kandidatëve kanë aplikuar për Shkencëtar të ri të vitit dhe tre të tjerë për Shkencëtar të vitit 2019. Kandidatët kanë aplikuar për dy fusha të ndryshme: 1. Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi dhe 2. Shkenca Ekonomike dhe Sociale.

MAShTI mbetet i përkushtuar që kërkimin shkencor dhe gjenerimin e dijeve të reja ta mbështesë në formë institucionale në funksion të avancimit të nivelit të arsimit, shkencës, tekonologjisë dhe inovacionit në Republikën e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian po planifikon të zhvillojë disa dokumente udhëtimi të…