Cakaj takon homologun gjerman: Theksuam nevojën e liberalizimit të vizave për Kosovën

29 shtator 2020 | 13:09

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar homologun e tij gjerman, Michael Roth.

Cakaj ka njoftuar se të dy kanë shprehur fuqishëm nevojën që Kosovën t’i liberalizohen vizat.

“Shqipëria ka bërë përparim madhor në pesë prioritet kyçe dhe gëzon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të rrugëtuar më tej drejt anëtarësimit në BE”.

“Theksuam fuqishëm, nevojën e menjëhershme të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës, sepse jo vetëm që i ka plotësuar kushtet teknike, por ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon për të fituar mundësinë e lëvizjes së lirë në hapësirën e familjes evropiane”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Një takim i shkëlqyer me Ministrin për Çështjet Evropiane të Gjermanisë, z. Michael Roth, për të biseduar për punën e…

Publiée par Gent Cakaj sur Mardi 29 septembre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të implementohet, por…