Cakolli: Çfarëdo kufizimi i medieve për të vëzhguar procesin paraqet shkelje

14 nëntor 2021 | 14:50

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se përfaqësuesit e medieve që janë akredituar nga KQZ-ja e kanë të garantuar qasjen e plotë në vëzhgimin e procesit zgjedhor në vendvotime dhe qendra të votimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se KQZ-ja do të duhej të merrej me stafin zgjedhor, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve nuk bartin maska

“Çfarëdo kufizimi i së drejtës të mediave për të vëzhguar procesin, përpos në rastet kur cenohet fshehtësia e votës, paraqet shkelje të legjilsacionit zgjedhor. Në vend të udhëzimeve të tilla për mediat, KQZ-ja do të duhej të merrej me stafin zgjedhor, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve nuk bartin maska dhe nuk përfillin procedurat për votim në kushte pandemie – që përbëjnë shkelje të masave në fuqi”, ka shkruar Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ftuar…