Caktohet gjyqtari për ‘El Clasico’

08 maj 2025 | 15:42

Alejandro Jose Hernandez do ta drejtojë super-sfidën mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të luhet këtë të diel.

Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi sot për përcaktimin e gjyqtarit kryesor të “El Clasicos”, e cila mund të jetë përcaktuese për fatin e titullit të kampionit në La Liga.

Një fitore eventuale do ta afronte gjigantin katalunas me titull, ndërsa triumfi eventual i “Los Blancos” do të hapte gjithçka pasi madrilenët do t’i afroheshin rivalit të përbetuar në vetëm një pikë.

Kjo do të jetë hera e pestë që Hernandez do të vendosë drejtësi në “El Clasico” pasi e ka bërë një gjë të tillë katër herë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani, i ka reaguar…