Cali mbetet në paraburgim, trupi gjykues thotë se ekziston rreziku i pengimit të procedurave

22 shtator 2022 | 12:07

Trupi gjykues, i  kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka marrë vendim, me anë të së cilit i është vazhduar masa e paraburgimit Salih Mustafës, gjykimi i të cilit ka përfunduar më 15 shtator dhe i njëjti është në pritje të vendimit të trupit gjykues.

Sipas vendimit, trupi gjykues ka gjetur se nuk ekziston rreziku i arratisjes së Mustafës, mirëpo ka konkluduar se ekziston rreziku që i akuzuari të pengojë progresin e procedurave përmes interferimit me viktima, dëshmitarë ose me familjarë të tyre.

Ndërsa në pjesën kur flitet për rrezikun  e kryerjes së krimeve tjera është thënë se pasi paneli ka konstatuar se ekziston një mundësi mjaft reale që i akuzuari të pengojë përparimin e procedurave të Gjykatës Speciale, duke përfshirë ndërhyrjen me viktimat dhe dëshmitarët  ose familjet e tyre, paneli ka konstatuar se nuk ka nevojë të adresojë rrezikun sipas nenit 41(6) (b)(iii) të ligjit.

Po ashtu, trupi gjykues, ka theksuar se nuk ka gjetur se i akuzuari është në paraburgim për periudhë të paarsyeshme. Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës i njohur si komandat Cali ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,…