Camacho: Messi nuk mund të jetë lojtari më i mirë pa fituar Kupën e Botës  

21 gusht 2019 | 10:42

Lionel Messi nuk mund të konsiderohet më i madhi i të gjitha kohëve si një argjentinas pa fituar Kupën e Botës, thotë ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Jose Antonio Camacho.

Për shumë njerëz, talenti i Barcelonës është futbollisti më i mirë në të gjithë historinë e futbollit. Është e vështirë të argumentosh kundër kësaj duke pasur parasysh të gjitha ato që pesë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur gjatë një karriere të shquar.

“Ai është një lojtar shumë i mirë, por nuk mund të jesh më i miri në botë, e lëre më në histori, nëse je argjentinas dhe nuk fiton një Kupë të Botës”, ka thënë Camacho. “Ka vende me traditë më të vogël që kur të mos fitosh Kupën e Botës është më pak e rëndësishme, por Argjentina është një forcë mbizotëruese. Jo, pa një Kupë Botërore, Messi nuk mund të jetë më i miri”, ka shtuar Camacho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në…