Veseli: Bajram Rexhepi gjithë jetën punoi për ta nderuar emrin e Kosovës dhe Mitrovicës

21 gusht 2019 | 10:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në dyvjetorin e vdekjes ka nderuar me respektin më të lartë Bajram Rexhepin, kryeministrin e parë të Kosovës së lirë.

“Ish-kryeministri Bajram Rexhepi u largua herët nga kjo jetë, duke lënë pas shëmbëlltyrën e një intelektuali dhe politikani modern, që gjithë jetën punoi për ta nderuar emrin e Kosovës dhe Mitrovicës”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ilir Deda Albini e ka ndërtuar një organizatë politike…