Capello: Neymari duhet të marrë shembull nga Hamiltoni  

14 shkurt 2020 | 15:41

Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë dhe shumë klubeve evropiane, Fabio Capello, ka thënë se Neymari duhet ta kopjojë pilotin Lewis Hamilton.

“Duhet të marrë shembull nga Lewis Hamiltoni, një sportist klasi. Neymar duhet ta imitojë. Ka nevojë të gjejë ekuilibër dhe qetësi, sepse cilësitë i ka të jashtëzakonshme. Mendoj se ai dhe Mbappe do të duelojnë për ‘Topin e Artë’ pas Ronaldos dhe Messit. Neymar duhet të kuptojë gjithashtu se roli i tij shkon përtej fushës. Ai është një shembull për të rinjtë dhe ka një rol edukues, ndaj duhet t’i kushtojë vëmendje edhe këtij aspekti”, ka thënë Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe…