Capital T paralajmëron albumin, publikohet gjatë këtij muaji

05 dhjetor 2021 | 17:16

Reperi i njohur, Capital T po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve që solli këtë vit.

Por, kur jemi afër fundvitit, reperi ka zbuluar se po vjen me një album të ri, e që pritet të publikohet këtë muaj.

Trim Ademi (emri i vërtetë) u shpreh se ka punuar në heshtje për këtë album, teksa nuk zbuloi datën e saktë të lansimit.

“Heart Broken Kids, këtë muaj”, ka shkruar reperi në disa pastime kur befasoi fansat me lajmin rreth albumit.

Kujtojmë që këtë kohë, reperi ka qenë i angazhuar me koncerte, kryesisht në Evropë dhe Amerikë.

Ndërkohë, projekti i tij i fundit është bashkëpunimin me Elvana Gjatën “Flakë”, që erdhi edhe me videoklip.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tekniku gjerman, Ralf Rangnick, e ka nisur me fitore aventurën…