Cardiffi nuk paguan paratë e Salas, nis “lufta” ligjore me Nantes

27 shkurt 2019 | 17:00

Historia e Emiliano Sala vazhdon të jetë në kujtesë të të gjithëve. Sulmuesi nga Argjentina humbi jetën pas rrëzimit të avionit kur po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit, kjo e fundit do të ishte skuadra e tij e ri.

Megjithatë avioni humbi nga radarët dhe ra në det, ku pas disa javës kërkim trupi i tij u arrit të gjendej. Tashmë ka filluar një “luftë” mes Nantes dhe Cardiffit për sa i përket parave të transferimit të tij. Cardiffi nuk ka paguar këstin e parë prej 6 milionë eurosh dhe nga Nantes kanë bërë të ditur se i janë drejtuar FIFA-s për këtë.

Shuma totale do të jetë 17 milionë euro, ndërkohë që Cardiffi ka bërë të ditur se do t’i paguajë këto para, por ende nuk ka vepruar. Tashmë klubet janë në një luftë ligjore, edhe pse Sala nuk jeton më.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën ka mbajtur ceremoninë…