Carlos Sainz fiton Çmimin e Madh të Australisë

24 mars 2024 | 15:09

“Ferrari” me në krye pilotin spanjoll, Carlos Sainz kanë fituar Çmimin e Madh të Australisë në “Formula 1”.

Sainz ka fituar i garën e tretë sezonale, duke pasur rikthim fantastik, pasi është ende duke u rikuperuar pasi iu nënshtrua operacionit të apendiksit dhe është jashtë kontratës për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli ka lënë në pozitën e dytë shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc.

Lando Norris i McLaren ka përfunduar ë pozitën e tretë, ndërsa rezultat fantastik ka pasur edhe shoku i tij australian Oscar Piastri që është renditur i katërti.

Lewis Hamilton është tërhequr nga gara shkaku i dështimit të motorit, ndërsa fatkeqësitë nuk janë duke u ndalur për “Mercedesin”, pasi shoku i tij i skuadrës George Russell është përplasur në xhiron e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho ishte një nga të ftuarit specialë për garën…