Carragher: Kane më i miri në historinë e Tottenhamit

24 janar 2023 | 20:31

Tottenham mori një sukses të rëndësishëm 1-0 mbrëmjen e djeshme ndaj Fulham. Golin e vetëm e realizoi Harry Kane, i cili barazoi Jimmy Greaves, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klubin e “Spursave”. Elozhet për sulmuesin anglez nuk kanë munguar as nga Jammie Carragher.

Ish-mbrojtësi i njohurduke folur për Sky Sports, vlerësoi punën e qendërsulmuesit anglez, duke e vendosur atë në rrethin e ngushtë të lojtarëve më të mirë në historinë e Premier League.

“Kur mendon për lojtarët e mëdhenj në historinë e Premierligës angleze, Kane është padyshim një nga më të mirët që kemi parë”, tha Carragher duke komplimentuar karrierën e sulmuesit në tokën angleze deri më tani. “Harry do të hyjë në histori si lojtari më i madh i Tottenhamit”, tha ish-mbrojtësi.

Greaves ka shënuar 266 gola pas 379 ndeshjeve për Tottenhamin ndërmjet viteve 1961 dhe 1970. Kane , i cili bëri debutimin e tij me Spurs në vitin 2011, ka luajtur deri më tani 415 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka…