CAS-i i jep fund karrierës së kampionit të trefishtë olimpik

28 shkurt 2020 | 19:04

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës i jep fund karrierës së notarit kinez Sun Yang, kampion i trefishtë olimpik dhe i konsideruar si një ndër më të mirët e të gjitha kohëve.

28-vjeçari është pezulluar tetë vjet nga institucioni më i lartë i drejtësisë sportive, pasi është gjetur fajtor për dëmtimin e procesit të kontrollit antidoping. CAS-i kishte pranuar apelin e paraqitur nga Agjencia Botërore e Antidopingut (AMA) kundër vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA), duke i dhënë një goditje të fortë Yangut për sjelljen e padenjë në një kontroll që u krye në shtator të vitit 2018. CAS-i arriti në përfundimin se notari nuk arriti ta justifikonte veprimin e tij në seancën dëgjimore (shkatërroi mostrat e gjakut që u morën me atë rast), ku u paraqit  korrikun e kaluar. Notari argumentoi se një nga dy oficerët, që kryen kontrollin, nuk ishte akredituar sipas rregullave.

Gjatë këtij kontrolli, të realizuar jashtë garës, nëna e notarit urdhëroi një anëtar të sigurisë së objektit, ku notari stërvitej, që t’i shkatërronte (thyente) me çekiç epruvetat që përmbanin kampionin e tij të gjakut. Paneli i antidopingit i FINA-s e mbështeti tezën e notarit, që kërkoi pafajësi, por CAS përcaktoi që Sun Yang shkeli kodin antipoping dhe e pezulloi atë për tetë vjet, që është dhe dënimi më i rëndë dhënë për një notar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina dhe Ballkani do të përballen nesër në kryeqytet…