Casemiro: Ronaldo e meriton “Topin e Artë”

20 shtator 2018 | 14:52

Të gjithë duan të emërojnë Luka Modriqin si fituesin e “Topit të Artë” në një garë, e cila mund të jetë me ish-madrilenin, Cristiano Ronaldo.

Por, mesfushorit brazilian Casemiro nuk i intereson kjo gjë dhe zgjedh këtë të fundit si fituesin e çmimit më të madh individual. Casemiro u rikthye titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve dhe u vu re që është një lojtar i domosdoshëm për ekipin madrilen.

“Unë mendoj se Luka ka qenë shumë i mirë këtë sezon dhe ka bërë gjëra pozitive, por nëse do të ishte për mua do t’ia jepja Cristiano Ronaldos”, ka thënë Casemiro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë…