Cavanit nuk i intereson transferimi në Juventus

02 maj 2018 | 12:09

Pavarësisht se është përfolur shumë për një rikthim në Itali, por këtë herë me fanellën e Juventusit, Edinson Cavani nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë verës.

31-vjeçari, gjatë një interviste, deklaroi se, pavarësisht se e ardhmja e një lojtari nuk varet vetëm nga dëshira e tij, por edhe nga klubi, gjithsesi nuk ka aspak ndërmend të largohet. Uruguaiani u shpreh se te parisienët ndihet i lumtur dhe se shpreson të vazhdojë të fitojë me këtë skuadër. Gjatë këtij sezoni Cavani ka shënuar 38 gola dhe ka dhënë 12 asistime në 46 ndeshje të luajtura.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 94 fermerë, ku 79 prej…