Ceferini sulmon VAR-in

04 dhjetor 2019 | 16:34

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, nuk është dhe shumë dashamirës i teknologjisë VAR. Numri 1 i futbollit në Evropë  ka shpjeguar arsyet pse disa gjëra duhen qartësuar më mirë, ndërsa ka shtuar se VAR-i ka bërë që gjyqtarët të jenë më pak të shqetësuar për vendimet që marrin dhe lojtarët të mos jenë shumë entuziastë pas golave të shënuar.

“Unë nuk kam qenë një tifoz i VAR. Madje, kam qenë shumë skeptik dhe mund të them se nuk më pëlqen rezultati i deritanishëm.

Sidoqoftë, për fat të keq, nuk ka më asnjë kthim mbrapa. Futbollistët nuk festojnë më pas një goli, por presin VAR. Në këto kohë rrezikon të jesh në pozicion jashtë loje vetëm se ke hundën e gjatë. Linjat e pozicionit jashtë loje janë të vizatuara nga VAR, ndaj ky kriter është pak subjektiv. Propozimi ynë është që të kemi një tolerancë prej 10 apo 20 centimetrash në këto raste”, u shpreh Ceferin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Blerim Destani ka bërë shqiponjën me aktorin e famshëm…