Ceferin pa rival në zgjedhjet e reja për president të UEFA-s

06 janar 2023 | 14:54

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin është kandidati i vetëm në zgjedhjet presidenciale në qeverinë e futbollit evropian, të cilat janë paraparë të zhvillohen gjatë kongresit në muajin prill.

UEFA në të kaluarën kishte thënë se Ceferin, një avokat slloven, do të kandidojë për një mandat të tretë si president.

55-vjeçari  është rizgjedhur president i UEFA-s edhe për katër vjet të tjera në vitin 2019, pasi nuk kishte kundërkandidat.

Ceferin është zgjedhur presidenti i shtatë i UEFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar ish-presidentin francez, Michel Platini, i cili ishte përjashtuar nga administrata e futbollit në fund të vitit 2015 për shkelje të etikës dhe është detyruar të largohej nga UEFA pasi kishte humbur një apel kundër ndalimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar drejtuesit e shtetit…