Çekia nga 5 tetori rikthen gjendjen e jashtëzakonshme

01 tetor 2020 | 00:32

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti Erzen Zyberaj ka arritur të rrëmbejë vendin e parë…