Çekiçi: Kam oferta nga Spanja dhe Polonia

21 tetor 2019 | 16:50

Endri Çekiç po kalon një moment mjaft të mirë, me skuadrën e Olimpijas së Ljubljanës në kampionatin slloven. Shqiptari është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e tij, teksa oferta për të nuk kanë munguar.

Në një prononcim për “Zona Gol”, Çekiçi ka zbuluar se ka oferta nga klube spanjolle dhe polake, teksa në merkaton e janarit mund të vijë transferimi i shumëpritur. “Kam oferta nga klube spanjolle dhe polake, në merkaton e janarit mund të bëj transferimin. Përsa i përket Kombëtares, nuk kam biseduar me Rejën, por lumturohem që isha në listën e pritjes”, ka thënë Çekiçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është shfaqur në një fustan të shkurtër e…